Barcelona nuk ka mundur të shkojë më shumë se sa një barazim ndaj Alaves me rezultat 1-1 në kuadër të javës së 11-të në La Liga.
Pjesa e parë ishte shumë e dobët mes këtyre dy skuadrave, ku u shënua vetëm një rast serioz.
Eric Garcia ishte ai që rrezikoi me kokë në minutën e 19-të, por portieri ndali gjuajtën e tij.
Pjesa e dytë nisi me një gol shumë të bukur.
Ishte Memphis Depay që me një goditje të fuqishme nga distanca shënoi për 1-0.
Por vetëm pas tre minutash Alaves u përkujdes që ndeshja të barazohej.
Luis Rioja mori një aksion i vetmuar duke kaluar disa lojtarë vendas, pasoi shkurt me Joselun dhe pastaj kaloi edhe portierin gjerman Ter Stegen për të shënuar për 1-1.
Jordi Alba, Depay dhe Philippe Coutinh, provuan të gjejnë golin e fitores, por nuk ia arritën.
Barcelona mbetet në vendin e 9-të me 16 pikë.