Mbrojtësi Eric Garcia do të largohet përfundimisht nga Barcelona gjatë këtij muaji. “Mundo Deportivo” raporton të martën se Barcelona po shqyrton të gjitha ofertat për Garcian, i cili nuk bën pjesë në planet e klubit.
Ai iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2021 si lojtar i lirë, por nuk e ka bindur trajnerin Xavi Hernandez për një vend titullari.
Për kartonin e Garcias, Barcelona po kërkon 20 milionë euro dhe gjasat janë të mëdha që 22-vjeçar këtë afat kalimtar ta ndërrojë ambientin. Ai deri më tani në këtë sezon ka regjistruar 15 paraqitje për Barçën, ku ka një asistim dhe një gol. Garcia ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2026.








