Barcelona fiton lehtë ndaj Getafes

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore të lehtë ndaj Getafes me shifrat 3:0, në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë.

Dy golat e pjesës së parë i shënoi Ferran Torres.

Në pjesën e dytë, klubi katalunas shënoi edhe një me anë të Dani Olmos.

Barcelona me fitore shkon në kuotën e 13 pikëve në pozitën e dytë, tri më pak se lideri, Real Madrid (16).