Barcelona fiton ndaj Romës, por ndodh një problem me Messin

Barcelona mposhti Romën me rezultat 4:1 në ndeshjen e tyre të parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalane iu afrua kualifikimit në gjysmëfinale pas fitores së thellë në duelin e parë në Camp Nou.

Por, “Mundo Deportivo” shkruan se ndeshja konfirmoi problemet fizike të sulmuesit kryesor, Lionel Messi.

Messi nuk u duk në formë të mirë fizike pas probleme që e lanë jashtë dy miqësoreve të Kombëtares së Argjentinës dhe formacionit bazë të ballafaqimit të xhiros së shkuar në La Ligë ndaj Sevillas.