Ballina Sport Futboll Barcelona fiton një pikë të vështirë ndaj Espanyolit

Barcelona fiton një pikë të vështirë ndaj Espanyolit

Barcelona ka marrë një pikë në udhëtim të Espanyol.

Dy ekipet katalonase barazuan me rezultat 2-2 në ndeshjen e javës së 24-të të La Ligas.

Golat për Barcelonën i shënuan Pedri në minutën e dytë dhe De Jong në minutën e gjashtë shtesë.

Derisa për Espanyolin shënuan Darder në minutën e 40-të dhe De Tomas në minutën e 64-të.

Në minutat e fundit gjyqtari dha dy kartonë të kuq, duke përjashtuar nga loja Piquen dhe Melamed.

Me këtë barazim, Barcelona mbetet e katërta me 39 pikë, 15 pikë poshtë kreut që e mban Real Madridi.