Pos eliminimit nga Kupa e Spanjës, Barcelona mbrëmë humbi edhe dy mbrojtësit, Jules Kounde dhe Alejandro Balde.
Të dytë pësuan lëndime në fitoren 3-0 ndaj Atletiko Madrididit, ku përfunduan ndeshjen para kohe.
Barcelona ka njoftuar se Kounde ka pësuar një dëmtim në pjesën e mesme në bicepsit femoris në kofshën e majtë. Progresi i rikuperimit të tij do të përcaktojë disponueshmërinë e tij.
Ndërsa Alejandro Balde, ka pësuar një dëmtim në muskulin distal të kofshës së majtë.
Ekzaminimet tregojnë se procesi i rikuperimit do të zgjasë afërsisht 4 javë.








