Barcelona konfirmon lëndimet e Albas dhe Pedrit

Barcelona ka konfirmuar lëndimet e dyshes Jordi Alba dhe Pedri.

Dy lojtarët u lënduan në humbjen ndaj Bayern Munichut, transmeton lajmi.net.

Barcelona përmes komunikatave konfirmoi lëndimin e dyshes.

“Lojtari i ekipit të parë, Pedri ka lëndim me muskuj në kofshën e majtë. Lojtari nuk do jetë gati dhe shërimi do jetë delikatë deri në rikthim”.

Kurse, Alba ka pësuar lëndim në kofshën e djathtë.

“Testet e kryera të mërkurën në mëngjes mbi lojtarin e Jordi Alba tregojnë se ka dëmtim në ije në kofshën e tij të djathtë”, shkruhet në komunikatë.