Barcelona konfirmon lëndimin e Fatit, ka probleme me gjurin e djathtë

Barcelona ka konfirmuar përmes një komunikate zyrtare lëndimin e sulmuesit Ansu Fati.

Spanjolli pësoi lëndim në gju gjatë ndeshjes ndaj Real Madridit, derisa tani klubi blaugranas ka konfirmuar lëndimin, transmeton lajmi.net.

Në komunikatë thuhet se ka shqetësime në gjurin e djathtë, por nuk tregohet për sa kohë do jetë jashtë fushës.

“Lojtari i ekipit të parë Ansu Fati ka shqetësime në gjurin e djathtë. Lëndimi është i ulët”, shkruhet në komunikatë.

Pra, Fati pavarësisht që ishte në listë për ndeshjen e sotme ndaj Rayo Vallecanos, shkaku i lëndimit do mungojë