Barcelona – Liverpool, formacionet e mundshme:

Akti i parë i gjysmëfinales mes Barcelonës dhe Liverpool luhet sonte në ‘’Camp Nou’’.

Padyshim, takimi më interesant i Ligës së Kampionëve këtë edicion luhet sonte me fillim nga ora 21:00.

Barcelona e cila eliminoi Manchester Unitedin në fazën çerekfinale, tani përballë do ta ketë sërish një ekip anglez, Liverpoolin e Jurgen Klopp, transmeton lajmi.net.

‘’Të Kuqtë’’ eliminuan Porton në fazën paraprake dhe do tentojnë ta sjellin lavdinë që i mungon për më shumë se një dekadë Liverpoolit.Skuadra e Ernesto Valverdes nuk ka mungesa të rëndësishme, krahasuar me ekipin e Jurgen Klopp që ka në dyshim sulmuesin Roberto Firmino, Fabinhon dhe Lallan.

Formacionet e mundshme:Barcelona: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, Melo; Messi, Suarez, Coutinho.

Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Salah, Mane, Origi.