Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Espanyolit

Gjiganti spanjoll ka shumë futbollistë të lënduar.

Skuadra e Barcelonës të shtunën zhvillon ndeshjen e radhës në La Liga ku përballet me Espanyolin, shkruan lajmi.net.

Edhe për këtë ndeshjes ‘Blaugranët’ do të kenë disa mungesa të rëndësishme.

Ousmane Dembele dhe Pedri Gonzalez nuk do të jenë të gatshëm t’i ndihmojë ekipit, pasi po vazhdon procesi i rikuperimit të tyre.

Ndërkohë do të mungojnë edhe Martin Braithwaite e Kun Aguero që janë të lënduar prej kohësh.

Në ndeshjen ndaj Espanyolit do të debutojë Xavi si trajner i ri i Barçës.