Barcelona me vështirësi arrin fitore ndaj Real Sociedad

Barcelona ka fituar ndeshjen e xhiros së 33 në La Liga, ndaj Real Sociedad.

Barca arriti fitore minimale 1:0 ndaj Sociedad, në ‘Anoeta’.

Me shumë vështirësi ekipi i Xavi Hernandez ka arkëtuar pikët e plota.

Pikë këto mjaft të rëndësishme, pasi e vendosën Barcën në vendin e dytë në tabelë.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me të dy ekipet që kërkonin golin, shkruan lajmi.net.

Golin e parë dhe të vetëm të këtij takimi e shënoi Aubameyang, pas asistimit nga Feran Torres, në minutën e 11` të ndeshjes.

Kështu duke treguar edhe njëherë që gabonezi po kalon në një formë fenomenale, që nga transferimi i tij drejt ‘Camp Nou’, me nëntë gola në tetë takime në La Liga.

Pjesa e dytë ishte më e mirë për ekipin vendas, pasi krijuan disa raste shënimi, por të vëmendshëm ishin lojtarët e Xavit.

Lojë të mirë zhvilloi Adnan Januzaj, por nuk arriti të lë gjurmë në këtë ndeshje.

Kështu Barcelona ka arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme, duke u ngjitur në pozitën e dytë me 63 pikë, ndërsa Real Sociedad mbetet në vendin e gjashtë me 55 pikë të grumbulluara.