Barcelona mposht edhe Betisin

Barcelona e ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së 17-të të elitës së futbollit të Spanjës.

Barça të mërkurën mbrëma fitoi në udhëtim te Real Betisi me rezultatin 2:1.

Braziliani Raphinha shënoi për epërsinë e parë të mysafirëve në minutën e 65-të.

Shifrat i dyfishoi sulmuesi Robert Lewandowski, 10-të minuta para fundit.

Lewandowski që u rikthye pas suspendimit me tri ndeshje, iu gëzua golit të 14-të sezonal.

Polaku ka edhe katër asistime në edicionin e sivjetmë.

Jules Kounde me autogolin e minutës së 85-të vulosi rezultatin final, 2:1.

Barcelona në 19 ndeshje të zhvilluara prinë në tabelë me 50 pikë.

Betisi ka 31 pikë në 19 ndeshje të zhvilluara dhe pozicionohet në vendin e gjashtë.