Barcelona ndalet edhe nga Cadiz, e ardhmja e Koeman në rrezik

Barcelona nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Cadiz.

Katalunasit pavarësisht dominimit nuk gjetën rrugën drejt golit, me ndeshjen që u mbyll me rezultat 0 – 0, shkruan lajmi.net.

E tërë ndeshja ishte dominuar nga Barcelona që assesi nuk gjenin rrugën drejt golit.

Memphis Depay kishte një rast të artë, por dështoi nga afërsia.

Problemet për Barcelonën nisën kur Frenkie de Jong u ndëshkua me të kuq, pas dy kartonëve të verdhë për katër minuta.

Nga kjo përfitoi Cadizi, që nisi të ndërtonte aksione, por gjithashtu nuk i finalizuan.

Salvi Sanchez e kishte rastin ideal, mirëpo dështoi të shënonte në pozitën një kundër një ndaj Ter Stegen.

Kësisoj, me këtë barazim, nuk do ishte çudi nëse Ronald Koeman do shkarkohej ditëve të ardhshme.

Barcelona renditët në pozitën e shtatë në tabelë me nëntë pikë, derisa Cadiz ngritët në vendin e 14-të me gjashtë sosh.