Barcelona në kërkim të një mesfushori, katër në listën e tyre

Gjiganti katalunas, Barcelona është në kërkim të një mesfushori të ri me plot talent dhe katër të tillë nga Evropa dhe Brazili kanë përfunduar në radarin e tyre.

Barcelona e ka gjithë fokusin e saj në transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli, por ka hasur në vështirësi të mëdha gjatë janarit dhe duan t’i hedhin sytë diku tjetër.

Prioriteti i klubit katalunas është afrimi i një mesfushori të ri të talentuar, me teknikë të mirë dhe që përshtatet me stilin e futbollit të Batcelonës.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, katër emra kanë përfunduar në radarin e Barcelonës dhe njërin nga ta mund ta shohim në qershor në Camp Nou, pasi Andres Iniesta nuk është më në nivelin e mëparshëm dhe Ivan Rakitic mund të largohet.

I pari i listës mendohet të jetë Leon Goretzka i Schalkes, i cili i ngjan profilit të Rakiticit, dhe me 22 vjetët e tij mund të bëjë karrierë shumë vjeçare në Camp Nou.

I dyti në listën e Barçës thuhet të jetë braziliani 21-vjeçar, Arthur, fans i Iniestas dhe Xavit. Ai ka shprehur interesim për të larguar nga Gremio dhe gjithçka është e hapur.

I treti në listë është talenti Houssem Aouar, 19-vjeçar, i cili ka befasuar të gjithë me talentin e tij te Lyoni dhe po ndiqet nga afër që dy sezone.

I fundit në listë është talenti gjerman i Bayer Leverkusenit, Kai Havertz, i cili na sezonin e kaluar ka debutuar në Bundesliga me vetëm 17 vite. Ai është përzierje e mirë e driblimit, pasimit dhe golit.