Barcelona “nënshtron” Ath Bilbaon dhe fiton Copa del Rey

Barcelona ka fituar me rezultat të thellë ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të finales së Copa del Rey.

Pjesa e parë përfundoi pa gola ndonëse në 17 minutat e parë, Barcelona kishte 89% posedimin e topit dhe bëri 197 pasime, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, Barça ishte tejet efikase në fushë duke shënuar gola të shpejtë.

Fillimisht, ishte Antoine Griezmann i cili shënoi në min (60’) për të zhbllokuar rezultatin në Estadio de La Cartuja.

Pas vetëm tre minutash, përkatësisht në min (63′) Frankie de Jong dyfishoi epërsinë për “Blaugranët”.

Por, kjo nuk ishte e gjitha, pasi Messi ishte në formë sonte.

Lionel Messi shënoi golin e parë në min (68’). Argjentinasi nuk u ndal me kaq, ai shënoi golin e dytë personal në min (72′).

Rezultati përfundimtar, Athleric Bilbao 0-4 Barcelona.

Me këtë fitore të thellë, Barcelona fiton Copa del Rey.