Barcelona prezanton Joao Felixin

Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Jiao Felix nga Atletico Madridi.

Lojtari i është bashkuar klubit katalanas në formë huazimi pa të drejt blerje.

“FC Barcelona dhe Atletico Madrid kanë arritur një marrëveshje për huazimin e lojtarit Joao Felix deri më 30 qershor 2024”, thuhet fillimisht në njoftimin e Barcelonës.

“Nuk ka asnjë opsion për një transferim të përhershëm”.

“Klubi dëshiron të falënderojë publikisht lojtarin për përpjekjet financiare të bëra dhe dëshirën e tij për të veshur fanellën e Barçës”, potencon më tej klubi katalunas. /