Pushimi ndërkombëtar ka rikthyer në sfond historinë që e lidh Barcelonën me emërimin e Xavit si trajner të ekipit të parë.
Ideja që Xavi do të kthehet në Barcelonë si menaxher i tyre është e vjetër, dhe ajo lind çdo verë, por edhe gjatë mesit të sezonit në dimër.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, klubi katalanas ka rifilluar kontaktet me ish-mesfushorin e tyre, me qëllim që ta emërojnë atë sapo të largohet Ronald Koeman.
Kjo mund të ndodhë së shpejti, por duket se do të jetë fundi i këtij sezoni – nëse gjërat nuk shkojnë aq keq para asaj kohe.
Deri më tani, Xavi ka shmangur çdo interes nga klubi i tij i fëmijërisë, duke menduar në qetësi sidomos pas makthit që klubi po kalon pas largimit të Lionel Messit.
Mundo Deportivo nuk ka dyshime se Xavi do të kthehet në Camp Npu, por si gjithmonë ai është një hap përpara lojës, dhe ai e di se ky është momenti më i keq i mundshëm për të bërë një kthim.