Barcelona shkarkon Ronald Koeman

Barcelona ka konfirmuar lajmin për shkarkimin e trajnerit Ronald Koeman.

Katalunasit dje pësuan humbjen e radhës nga Rayo Vallecano, gjë që ishte e papranueshme për bordin, të cilët kanë vendosur për shkarkimin e teknikut holandez, transmeton lajmi.net.

Barcelona përmes një komunikate konfirmoi shkarkimin e Koeman në orët e mesnatës.

“FC Barcelona liron Ronald Koeman nga detyrat si trajner i skuadrës së parë. Presidenti i klubit, Joan Laporta e informoi për vendimin pas humbjes nga Rayo Vallecano. Ronald Koeman do t’i thotë lamtumirë skuadrës të enjten”.

“FC Barcelona e falënderon për punën dhe i uron më të mirat në karrierën profesioniste”, shkruhet në komunikatë.