Bartomeu arrestohet nga policia e Spanjës

Josep Maria Bartomeu thuhet se është raportuar nga policia e Spanjës, raporton Cadena Ser.

Në orët e para të mëngjesit, autoritetet spanjolle kanë realizuar një bastisje në zyrat e Barcelonës.

E gjitha është lidhur me skandalin “BarçaGate”, në të cilën Bartomeu kishte punësuar një kompani për prishje të imazhit të kundërshtarëve të tij.

Sipas asaj që ishte raportuar më parë, ish-presidenti i klubit kishte punuar në prishjen e imazhit të lojtarëve, ish-lojtarëve dhe drejtorëve të tjerë.

Policia spanjolle ka vënë në pranaga Bartomeun për skandalin e lartpërmendur dhe nuk dihet se në cilën pikë rëndojnë akuzat.

Aty dyshohet se ka edhe afera korruptive brenda bordit të klubit, që në ditët në vijim pritet të dalin gjëra më të detajuara.