Komisioneri tha se përmbajtje të paligjshme raportuar nga autoritetet ende nuk ishin fshirë nga platforma duke lënë të kuptohet se nuk është bërë asgjë për heqjen e tyre.
Komisioneri Europian Thierry Breton paralajmëroi Elon Musk ditën e Mërkure përmes një letre se X, ish-rrjeti social Twitter, po përdoret për të përhapur përmbajtje të paligjshme dhe dezinformim në BE pas sulmit të Hamasit ndaj Izraelit.
Breton gjithashtu i kujtoi Musk se Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA) që hyri në fuqi në muajin Gusht vë obligime për moderimin e përmbajtjeve.
Komisioneri tha se përmbajtje të paligjshme raportuar nga autoritetet ende nuk ishin fshirë nga platforma duke lënë të kuptohet se nuk është bërë asgjë për heqjen e tyre.
DSA, theksoi Breton, kërkon që X të heqë përmbajtje të tilla sa më parë të jetë e mundur. Ai shtoi se mediat dhe organizata të tjera kanë raportuar imazhe dhe fakte të rreme të postuara në X, duke dhënë shembuj të fotove të vjetra nga konflikte të kaluara apo thjeshtë filmime lojërash.
Rregullatorët Europianë kritikuan Musk në Shtator lidhur me dezinformimin duke thënë se platforma kishte nivelin më të lartë të lajmeve të rreme duke lënë pas edhe Facebook.
Në letrën e postuar në X, Breton e mbylli duke i thënë Musk që ti përgjigjej kërkesës së tij brenda 24 orëve të ardhshme.








