Bashkimi Europian thotë se ndan vizion të ngjashëm me Japoninë lidhur me inteligjencën artificiale

BE-ja dhe Japonia kanë forcuar bashkëpunimin rreth teknologjive si AI, siguria kibernetike dhe çipet të cilat shohin si të rëndësishme për sigurinë ekonomike.

Bashkimi Europian sheh ngjashmëri të madhe me Japoninë për mënyrën sesi e shohin inteligjencën artificiale gjeneruese tha një zyrtar i lartë.

“Shoh ngjashmëri për mënyrën sesi e shohim AI në përgjithësi dhe inteligjencën artificiale gjeneruese në veçanti,” tha Zëvendës Presidenti i Komisionit Europian për Vlerat dhe Transparencën Vera Jourova.

Bashkimi Europian është një prej liderëve në rregullimin e teknologjive të reja dhe Akti AI e dëshmon këto ndërsa Japoni po elaboron disa udhëzime më fleksibël sesa unionit për nxitur rritje ekonomike.

BE-ja dhe Japonia kanë forcuar bashkëpunimin rreth teknologjive si AI, siguria kibernetike dhe çipet të cilat shohin si të rëndësishme për sigurinë ekonomike.

“Së fundi isha në Kinë dhe është diçka krejt tjetër. Mund të diskutoja me partnerët tanë Japoneze dhe nuk kemi pse të shpjegojmë njëri-tjetrit detaje, gjëra bazike,” tha Jourova.

Grupi i shtatë fuqive industriale të botës po diskutojnë për vendosjen e udhëzimeve lidhur me AI gjeneruese, një teknologji e cila u prit sa me emocion po me aq shqetësim.