Inteligjenca artificiale dërgon të ardhurat dhe fitimet e Samsung në nivele rekord

Samsung gjithashtu tha se do të përqendrohej edhe tek ofrimi i SSD-ve të segmentit të lartë për të përmbushur kërkesat e serverëve AI.

Samsung Electronics parashikon që kërkesë për inteligjencën artificiale të mbetet e lartë duke shtuar kërkesën për çipe të segmentit të lartë.

Kompania tha se ka filluar këtë muaj prodhimin në masë të çipeve më të fundit HBM të memories të cilët përdoren në çipet AI, quajtur 8-layer HDM3E.

Samsung gjithashtu tha se do të përqendrohej edhe tek ofrimi i SSD-ve të segmentit të lartë për të përmbushur kërkesat e serverëve AI.

Gjiganti Koreano-Jugor raportoi se të ardhurat e kompanisë u rritën me 13 përqind në 52.14 miliardë dollarë në tre mujorin e parë të vitit. Vetëm biznesi i çipeve pati një rritje prej 96 përqind në 12.7 miliardë dollarë, pjesërisht nxituredhe nga boomi në inteligjencë artificiale.

Fitimi operativ u rrit në 4.78 miliardë dollarë për periudhën Janar-Mars, një rritje masive krahasuar me 463 milionë dollarë të njëjtën periudhë një vit më parë.

Biznesi i çipeve ka qenë gjithnjë një prej më fitimprurësve të kompanisë e zakonisht zinte 2/3 e fitimit operativ. Gjatë tre mujorit të parë të 2024, çmimet e çipeve NAND u rritën me 28 përqind ndërsa çipet DRAM me 20 përqind.

Ndërkaq biznesi i pajisjeve mobile të kompanisë raportoi fitim operativ prej 2.54 miliardë dollarësh me rreth 60 milionë pajisje të shitura në tre mujorin e parë të vitit.