Bayer Leverkusen “demolon” Borussia Dortmundin

Bayer Leverkusen ka shënuar fitore me rezultat bindës në udhëtim te Borussia Dortmund, në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesliga.

Leverkusen triumfoi me rezultat të thellë 1 – 5, shkruan lajmi.net.Mysafirët morën avantazhin pas 11 minutave lojë, ku Akanji realizoi një autogol (11′).

Por, pesë minuta më vonë, Dortmund arriti të barazoi rezultatin përmes një autogoli tjetër, këtë herë të shënuar nga Frimpong (16′).

Vetëm katër minuta më vonë, Leverkusen riktheu epërsinë përmes talentit Wirtz që realizoi një gol të bukur (20′).Ishte Andrich që u përkujdes për golin e tretë të vendasve duke shënuar nga gjuajtja e lirë (28′).Leverkusen vazhdoi me dominimin edhe në pjesën e dytë, ku golin e katërt e realizoi Tah (53′), ndërsa fitoren e vulosi Diaby (87′).

Ndërkohë, e tëra që bëri Dortmund, ishte goli i dytë njëkohësisht i fundit i shënuar nga i inkuadruari Tigges (90+5).

Me këtë fitore, Leverkusen renditet në pozitën e tretë me 38 pikë, ndërkohë, Dortmund bën një hap mbrapa në garën për titull, ku qëndrojnë në pozitën e dytë me 43 pikë, nëntë më pak se lideri, Bayern Munich.