Bayern Munich kalon në gjysmëfinale të kupës

Bayern Munich ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, pas një fitore dramatike ndaj Heidenheim.

Skuadra e Niko Kovaç me jo pak vuajtje ka arritur të mposht 5:4 skuadrën nga liga e dytë gjermane.

Bayern Munich kaloi në epërsi 1:0 kur Goretzka shënoi në minutën e 12’, para se mysafirët të shënon dy gola me anë të Glatzel dhe Schnatterer, për 1:2.

Fillimi i pjesës së dytë i takoi vendasve që shënuan tri herë, me anë të Muller, Lewandowski dhe Gnabry, për 4:2.

Heidenheim nuk u dorëzua për asnjë moment, duke arritur barazimin në 4:4, kur Glatzel me dy gola tjerë arriti të kompletonte hattrikun.

Për fitoren e vështirë të Bayern Munich u përkujdes Lewandowski, me një gol të shënuar nga penalltia në minutën e 84’