Bayern Munich vazhdon ecurinë perfekte

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Dinamo Kiev me rezultat 2-1, duke vazhduar ecurinë perfekt në Ligën e Kampionëve

Ndeshja nisi me një super gol të Robert Lewandowski që shënoi me gërshërë në minutën e 14-të për 1-0.

Ky ishte goli i nëntë në Ligën e Kampionëve këtë sezon për polakun.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Kingsley Coman i cili u asistua nga Corentn Tolisso për 2-0.

Ukrainasit e nisën me shumë raste pjesën e dytë, por nuk arritën ta gjenin golin.

Dinamo arriti të hap ndeshjen në minutën e 70-të, kur Viktor Tsygankov asistoi te Denys Garmash që shënoi për 2-1.

Deri ën fund të dy skuadrat kishin raste, por rezultati nuk ndryshoi.

Bayern Munich ka 15 pikë, ndërsa Dinamo Kiev me 1 pikë mbetet në vendin e fundit. /Telegrafi/