Bayern vazhdon formën e mirë, fiton edhe kundër Mainz dhe merr përkohësisht kreun e Bundesliga

Bayern Munich ka shënuar fitoren e radhës në Bundesliga.

Gjiganti bavarez ka marrë një fitore 1:3 në udhëtim kundër Mainz, duke arkëtuar tri pikë të reja në Bundesliga, shkruan lajmi.net.

Robert Lewandowski shënoi golin e parë në ndeshje, duke tundur rrjetën qysh pas tetë minutave të luajtura.

Thomas Muller dyfishoi epërsinë e bavarezëve, duke shënuar në minutën e 14’, kurse Thiago Alcantara dërgoi shifrat në 0:3 në minutën e 26’.

Një minutë para fundit të pjesës së parë, Jeremiah St Juste shënoi golin e vetëm për mysafirët në këtë takim.

Pjesa e dytë pati shanse nga të dyja skuadrat, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Kështu, Bayern Munich numëron 42 pikë, për të marrë përkohësisht kreun e Bundesliga, kurse Mainz mbetet me 18 pikë në pozitën e 15-të.