Ballina Sport Futboll Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayern Muncheni ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Të mërkurën mbrëma, Bayerni mposhti 2:0 ekipin nga Belgjika, Union St. Gillosie për t’u forcuar në pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë.

Të dy golat për bavarezët, që ndeshjen e mbyllën me një lojtar më pak, i shënoi Harry Kane në pjesën e dytë.

Kane golin e parë e realizoi në minutën e 52-të kurse tre minuta më vonë realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ndërkohë, Atalanta pësoi humbje në shtëpi nga Athletic Bilbao, ekip që triumfoi me rezultatin e ngushtë 3:2.

Tek Atalanta gjatë tërë ndeshjes luajti mbrojtësi Berat Gjimshiti, i cili është rikuperuar nga lëndimi.