Bayerni fiton klasiken gjermane ndaj Dortmundit

Bayern Munichu e ka mposhtur Borussia Dortmundin në Signula Iduna Park (3-2), në ndeshjen e javës së 14-të në Bundesliga.

Vetëm pas pesë minutash lojë, skuadra vendase e zhbllokoi rezultatin me golin e Julian Brandt.

Mirëpo, reagimi i bavarezëve ishte i shpejtë dhe Robert Lewandowski i barazoi shifrat (9’).

Para se skuadrat të shkonin në pushim, Kingsley Coman shënoi për epërsinë e mysafirëve.

Me të filluar pjesa e dytë, Erling Haaland i solli sërish shifrat në nivel me golin e dytë të vendasve.

Në minutën e 77-të u akordua penallti për ekipin vizitor, ndërsa Lewandowski ishte i saktë nga pika e bardhë.

Bayern Munichu mbetet lider i Bundesligas me katër pikë më shumë se Borussia Dortmundi që ndodhet në vend të dytë.