Ballina Sport Futboll Bayerni fiton me vështirësi, Kane shënon dy gola

Bayerni fiton me vështirësi, Kane shënon dy gola

Bayern Muencheni nuk ka lejuar befasi të shtunën në kuadër të javës së 20-të të Bundesligës.

Bayerni shënoi fitore të vështirë në shtëpi ndaj Holstein Kielit me rezultatin 4:3.

Në fitoren e thellë të Bayernit, sulmuesi anglez, Harry Kane, kontribuoi me dy gola.

Goli i parë u shënua nga Jamal Musiala në minutën e 19-të.

Kane shënoi për 2:0 në fundin e pjesës së parë kurse për 3:0 realizoi në minutën e 46-të.

Shtatë minuta më pas, Serge Gnabry, ishte shënuesi i golit të katërt.

Golin e parë për mysafirët e realizoi Finn Porath në minutën e 62-të.

Dy golat e tjerë për Kielin i shënoi Steven Skrzybski në minutën e 91-të dhe 93-të por që në fund nuk mjaftuan për ta rrezikuar fitoren e Bayernit.

Bavarezët mbeten lider me 51 pikë.

Kieli ka 12 pikë në pozitën e parafundit. Po lufton për mbetje në ligë.