Bayerni fiton me mundë, PSG-ja lehtësishtë

Bayerni ka mposhtur Celtikun me rezultat 2-1 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Golat për gjermanët i shënuan Coman në minutën e 22-të dhe Martinez në minutën e 77-të.

Golin e vetëm për skocezët e shënoi McGregor në minutën e 74-të.

Në ndeshjen tjetër, PSG ka mposhtur Anderlechtin me rezultat të thellë 5-0.

Golat për francezët i shënuan Verratti, Neymar dhe një hatrik i Kurzawa.

PSG mban kreun e tabelës në grupin B me 12 pikë, tri më shumë se Bayerni që është në pozitën e dytë.