BBC: Më shumë se 33 mijë palestinezë të vrarë, 70 përqind ishin gra e fëmijë!

Kim Mehmeti

BBC ka publikuar numra tronditëse: izraelitët kanë vrarë më shumë se 33 mijë palestinezë nga të cilët 13.800 janë fëmijë!
Po, numrat janë rrëqethëse por nuk ka kush të tronditet në këtë botë para syve të së cilës Izraeli lirshëm vrau fëmijë e nëna palestineze, duke vrarë kështu të ardhmen e këtij populli.
Në të vërtet Izraelit iu dha koha e duhur që ta përfundonte këtë gjenocid dhe Gazën ta bënte të pabanueshme, por duke harruar se nga gjaku i pafajësisë fëmijërore nuk mbinë asgjë tjetër përpos urrejtjes, e cila këtë botë e bënë edhe më të egër dhe më të pabanueshme për Njerëzimin.

Nga: Kim Mehmeti