BE 8,1 miliardë euro investime në teknologjinë e komunikimit

Komisioni Evropian miratoi sot ndihmën shtetërore prej 8,1 miliardë euro (8.7 miliardë dollarë) nga 14 vende të BE-së për të nxitur kërkimin në mikroelektronikën dhe teknologjinë e komunikimit.

Ndihma shtetërore është e nevojshme pasi risitë mund të sjellin rreziqe që tregu nuk është i gatshëm t’i ndërmarrë”, tha në një deklaratë komisionerja e Konkurrencës e BE-së, Margrethe Vestager.

Financimi shtetëror i miratuar nga komisioni, rregullatori kryesor i konkurrencës së bllokut, do të mbështesë 68 projekte që përfshijnë 56 kompani në të gjithë Bashkimin Evropian.

Përveç financimit publik prej 8,1 miliardë euro, komisioni ka planifikuar 13.7 miliardë euro për investimet private në mikroprocesorë, inteligjencë artificiale dhe aktivizues në BE.

Vestager tha në një konferencë për shtyp se kompanitë që marrin ndihmë shtetërore dhe fitime më të mëdha se parashikimet do të duhet të kthejnë fondet.

Malta, Holanda, Polonia, Rumania, Sllovakia, Spanja, Austria, Çekia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Irlanda, Italia aplikuan së bashku për miratimin e komisionit. /atsh