Bashkimi Evropian ka kërkuar “përmbajtje maksimale, mbrojtje të civilëve dhe respekt të plotë të së drejtës ndërkombëtare” në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit me Iranin.
Deklarata u bë nga shefja e politikës së jashtme të bllokut evropian, Kaja Kallas, në emër të 27 vendeve anëtare të Bashkimi Evropian.
Të shtunën, Kallas theksoi se është “thelbësore që lufta të mos përhapet më tej”, duke nënvizuar rrezikun e destabilizimit të mëtejshëm në rajon. Ajo zhvilloi të dielën një mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Punëve të Jashtme për të diskutuar situatën.
Ndërkohë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të mbledhë të hënën një kolegj të posaçëm sigurie për të shqyrtuar zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme. BE-ja ka theksuar rëndësinë e shmangies së një konflikti më të gjerë dhe mbrojtjes së popullsisë civile. /mesazhi








