BE nis misionin stërvitor në Ukrainë

Në fillim të kësaj jave, BE-ja nisi zyrtarisht një mision trajnimi për trupat ukrainase të quajtur Misioni i Ndihmës së Bashkimit Evropian në Ukrainë (EUMAM Ukraine).

Plani i përgjithshëm për instalimin e misionit të trajnimit u miratua nga ministrat e Jashtëm më 17 tetor.

Hungaria ishte i vetmi vend që nuk votoi pro, por përdori mundësinë e një abstenimi konstruktiv, që do të thotë se vendi as nuk merr pjesë dhe as financon misionin.

Austria deklaroi se do të mbështeste misionin, por nuk kishte në plan të ishte pjesë aktive e tij.

Ky është misioni më i madh i trajnimit ushtarak që BE-ja ka nisur ndonjëherë. Ai synon të trajnojë fillimisht 15 000 trupash ukrainase për në fushën e betejës.

Misioni fillimisht është projektuar për dy vjet dhe pritet të arrijë vlerën e rreth 60 milionë euro (62.2 dollarë) në vit.

Paratë vijnë nga Fondi Evropian i Paqes i bllokut, një fond që tashmë është sforcuar rëndë, pasi përdoret gjithashtu për të mbuluar koston e dërgesave të armëve nga anëtarët e BE në Ukrainë.

Misioni do të kryhet nga rreth njëzet shtete anëtare.