Ben Arfa: Futbolli po vdes, jemi me fat që kemi Barcelonën

Barcelona mbetet ëndrra e Hatem Ben Arfa’s dhe francezi është një admirues i lojës së tyre.

Kontratës së Ben Arfa në Rennes po i vjen fundi. Ai nuk e di se ku do të përfundoj në verë.

“Vetëm zoti e di nëse do të jem në Rennës sezonin tjetër” tha ai për France 3.

“Do të shohim, ende nuk e di, do të udhëhiqem nga argëtimi”.

Arfa vazhdoi të lavdërojë Barcelonën dhe qasjen e tyre në fushë, duke pranuar se mënyra e tyre e lojës është ajo që ai admiron më së shumti.

“Është mënyra se si luajnë dhe argëtohen,” tha ai për katalanasit.

“Loja në fushë, kontrolli, ata kënaqen – dhe kështu duhet të jetë futbolli”.

“Tani ka shumë mbrojtje, shumë taktikë, shumë marketing. Për fat të mirë, Barcelona është atje për të na kujtuar atë, sepse ju mund të shihni se futbolli po vdes. Ju shikoni Kupën e Botës dhe shihni atë. Kënaqësia e lojës është zhdukur” deklaroi francezi.