Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i Ligës së Kampioneve për 16 skuadrat që marrin pjesë në fazën play-off të turneut.
Benfica do të përballet sërish me Real Madridin, teksa 2 ditë më parë e mposhti me shifrat e thella 4-2 ku spikati goli i portierit Trubin në minutën e 9.
Juventusi ka përballë gjigantët turq, Gallatasarayin ndërsa PSG do të luajë ndaj francezëve të Monakos, në derbin francez në Evropë.
Atalanta e Gjimshitit do të sfidojë Borusia Dortmundin, ndërsa Interi ka përballë Bodo/Glimt.
Rikujtojmë që ndeshjet e play-off do të luhen më 17-18 shkurt dhe 24-25 shkurt.
Shorti:
Bodo/Glimt – Inter
Benfica – Real Madrid
Qarabag – Newcastle
Monaco – PSG
Club Brugge – Atletico Madrid
Galatasaray – Juventus
Olympiacos – Bayer Leverkusen
Borussia Dortmund – Atalanta








