Biden: Do të rikandidoj edhe në 2024-ën

Presidenti amerikan, Joe Biden ka përsëritur synimin e tij për të provuar të kandidojë përsëri për një mandat të dytë në vitin 2024.

Ai gjithashtu ka pranuar se ”është legjitime që njerëzit të bëjnë pyetje në lidhje me moshën time”.

”Që nga fillimi, synimi im ishte të kandidoja për një mandat të dytë”, deklaroi Biden.

”Por, ka shumë gjëra që duhet të arrijmë në një afat të shkurtër, përpara se të filloj një fushatë të re”, tha presidenti në një intervistë për ABC News.

Në moshën 80-vjeçare, Biden është presidenti më i moshuar në historinë e SHBA-së.

”E vetmja gjë që mund t’i them kujtdo që shqetësohet për moshën time është të më shikojë mua”, theksoi ai.