Në një postim në X, Presidenti i SHBA Joe Biden thotë se një zgjidhje me dy shtete për konfliktin Izrael-Palestinë është mënyra e vetme për të siguruar që “izraelitët dhe palestinezët njësoj të mund të jetojnë në masa të barabarta lirie dhe dinjiteti”.
Komentet e tij vijnë pasi 39 palestinezë, 13 izraelitë, tre tajlandez dhe një ruso-izraelit me nënshtetësi të dyfishtë u liruan në ditën e tretë të armëpushimit katër-ditor midis Izraelit dhe Hamasit. /mesazhi





