Biden ngatërron emrin e Rishi Sunak, lapsusi përsëritet nga zëdhënësja

Presidenti amerikan Joe Biden është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të lapsusve që bën ngjatë deklaratave për mediat.

Dhe këtë herë Kreu i Shtëpisë së Bardhë është kthyer në meme për shkak se shqipton gabim emrin e kryeministrit të ri britanik Rushi Sunak duke e shqiptuar Sunok.

Qëllimi i Biden ishte të uronte Sunak për detyrën e re.

Por të njëjtin lapsus e përsëriti edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean Pierre.

Megjithatë raportet mes Londrës dhe Washingtonit mbeten të forta.

Në bisedën më të fundit Presidentit Biden dhe Rishi Sunak ranë dakord të bashkëpunojnë për të mbështetur Ukrainën dhe të qëndrojnë përballë Kinës.

Ata folën për herë të parë disa orë pasi Sunak u bë kryeministri i tretë i Britanisë, duke trashëguar një krizë ekonomike pas dorëheqjes së Liz Truss. /euronews