Në fjalën e tij të parë mbi gjendjen e kombit, Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se SHBA do bashkohet shteteve aleate duke mbyllur hapësirën ajrore për avionët rusë.
Sipas presidentit amerikan, sanksionet kundër homologut të tij rus, Vladimir Putin, do ta bëjnë Rusinë më të dobët, ndërsa pjesën tjetër të botës më të fortë.
“Putin është i izoluar nga bota më shumë se sa ka qenë ndonjëherë” tha Biden.
Ai tha se lideri rus nuk i ka pranuar përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur zgjidhje përmes rrugëve diplomatike dhe se kjo i ka bërë vendet aleate edhe më të bashkuar.
“6 dite më parë Putin goditi botën e lirë, por bëri një llogaritje të gabuar dhe u ndesh me popullin ukrainas”.
Biden theksoi se ka mobilizuar të gjitha forcat për të mbrojtur vendet e NATO.
“Do të mbrojmë me të gjithë fuqinë çdo centimetër të territorit të NATO-s”, tha ai, por duke përsëritur qëndrimin e mëparshëm të SHBA se nuk do të përfshihen në një konflikt në Ukrainë. /euronews






