Bie Reddit pas bojkotit të komuniteteve

Në faqen e statusit të Reddit shkruhej: “Jemi në dijeni të problemeve me hapjen e përmbajtjeve dhe po punojnë për ti zgjidhur sa më parë të jetë e mundur.”

Mijëra komunitete janë mbyllur ditën e Hënë në rrjetin social Reddit në shenjë proteste për ndryshimet që kompania ka planifikuar të bëjë me API-të të cilat prekin disa aplikacione të palëve të treta.

Sikur të mos mjaftonte platforma pësoi një ndërprerje të madhe në uebsajtet desktop dhe mobile përfshirë edhe aplikacionet.

Në faqen e statusit të Reddit shkruhej: “Jemi në dijeni të problemeve me hapjen e përmbajtjeve dhe po punojnë për ti zgjidhur sa më parë të jetë e mundur.”

“Një numër i lartë subreddit-esh të cilat u bënë private shkaktuan probleme me stabilitetin dhe kemi qenë duke punuar për të adresuar këtë ndërprerje,” tha Reddit.

Një robot po gjurmonte të gjitha subreddit-et të cilat po bëheshin private si pjesë e protestës.

Reddit tha në muajin Prill se do të fillonte të tarifonte për aksesin në API-në e saj që zhvilluesit e aplikacioneve të palëve të treta e përdorin për të aksuar platformën.

Edhe pse objektivi kryesor i kufizimit të API-së ka qenë për të adresuar grumbullimin e përmbajtjeve në Reddit për trajnimin e modeleve gjuhësore nga sistemet AI, lëvizja ka goditur rëndë edhe klientët e palëve të treta të Reddit që shumë përdorues i preferojnë përpara aplikacionit zyrtar të kompanisë.

Një prej klientëve më popullor ishte Apollo që njoftoi mbylljen në fund të muajit për shkak të ndryshimeve me API-të. Krijuesi i aplikacionit tha se duhej të paguante 20 milionë dollarë në vit për të mbajtur Apollo aktiv me politikën e re të API-ve të Reddit. /PCWorld Albanian