Fundi me votë i një pushteti që zgjati 14 vjet, pasi dy vitesh protesta
Ndryshim gati historik politik në Serbi, pasi Aleksandar Vuçiç pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën, më 25 tetor, pas 14 vitesh dominimi të Partisë Progresive Serbe në jetën politike të vendit.
“Është e qartë se i humbëm këto zgjedhje, Lista e Studentëve…”, tha ai.
Zgjedhjet u mbajtën me një pjesëmarrje jashtëzakonisht të lartë, pas pothuajse dy vitesh protestash masive antiqeveritare, të cilat filluan pas shembjes së një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit në nëntor 2024, me 16 vdekje.
Lëvizja studentore e transformoi pakënaqësinë popullore për korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve në një kërkesë të organizuar politike. Fitorja e saj tani hap rrugën për një ndryshim të qeverisë në Beograd, me implikime të rëndësishme për marrëdhëniet e Serbisë me Bashkimin Evropian, Rusinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor.
Sakaq, ky zhvillim duhet të përbëjë dhe një model për frymën protestuese në Shqipëri, e cila lipset të konkretizohet në një formacion të ri politik, pse jo të quajtur “Studenti”, duke mishëruar si Lëvizjen e Dhjetorit ’90 që rrëzoi komunizmin e si këtë të tanishmen që po tenton të rrëzojë estabilishmentin e diskretituar të post-komunizmit që mbahet ende nga Rama-Berisha, njëri në pushtet e tjetri në opozitë, të dy ushqim për njëri-tjetrin. /tesheshi






