Ballina Arritje Teknologji Biseda live mes Elon Musk dhe Donald Trump u shty nga një...

Biseda live mes Elon Musk dhe Donald Trump u shty nga një sulm DDoS sipas Musk

Musk pretendoi se dështimi erdhi për shkak të një sulmi masiv DDoS ndaj X dhe kompania e kishte testuar sistemin e saj më parë me 8 milionë dëgjuar njëherazi.

Infrastruktura e transmetimeve live në X duket se ka dështuar edhe njëherë tjetër në një moment kyç për kompaninë.

Pronari i kompanisë Elon Musk duhej të intervistonte Donald Trump live në Spaces ditën e Hënë por transmetimi dështoi dhe ishte i paaksesueshëm për shumë përdorues.

Musk pretendoi se dështimi erdhi për shkak të një sulmi masiv DDoS ndaj X dhe kompania e kishte testuar sistemin e saj më parë me 8 milionë dëgjuar njëherazi.

Vetëm një numër i kufizuar përdoruesish mund ta dëgjonte bisedën live. Ata që arritën ti bashkohen dëgjuan për mëse 30 minuta një muzikë pritjeje ndjekur nga disa minuta heshtje e plotë.

Transmetimi live filloi 40 minuta me vonesë ndërsa Musk nuk shpjegoi sesi sulmi DDoS mund të sulmonte vetëm një funksionalitet specifik të platformës pa ndikuar në të gjitha aspektet e X.

Nuk është hera e parë që transmetimet live në X Spaces përballen me vështirësi të tilla teknike. Vitin e kaluar Ron DeSantis u përpoq të zbulonte hyrjen e tij në garën presidenciale gjatë një transmetimi live i cili pati të njëjtat probleme.