“Black Panther” hap dyert e kinemave në Arabinë Saudite

Në Arabinë Saudite, pritet të hapet kinemaja e parë pas më shumë se 35 vjetësh, ndërsa do të shfaq për fansat filmin e njour te Marvel, ”Black Panther”.

Dyert e kinemave pritet të hapen më 18 prill, në kuadër të marrëveshjes së bërë mes rrjetit të kinemave AMC dhe “reformatorit” princit të Kurorës, Muhamed Bin Selman (MBS).

Tani do të hapen 40 kinema në rreth 15 qytete saudite gjatë pesë vjetëve të ardhshme.

Viti i kaluar ka sjellë ndryshime në Arabinë Saudite si pjesë e ”Vizionit 2030”.

Sauditët janë konsumatorë entuziastë të medias dhe kulturës perëndimore, por e kanë konsumuar atë privatisht, në telefonat e tyre dhe nëpërmjet televizionit satelitor në shtëpi. /MESAZHI/