Ndjesë të thellë bashkëshortes së tij që është marrë si shembull krahasues, por e pashmangshme…
Ben Blushi ka goditur sërish: jo me inteligjencë, jo me finesë mendimi, jo me edukatë intelektuale, jo si zemërgjerë, jo si fisnik, jo me etikën e ndjeshmërisë, cilësi që nuk i ka, por me të njëjtin mllef ndaj besimit në Zot në përgjithësi, i cili po e shndërron në zombie mendimi. Më saktë, njeri pa mendim por me fiksasione me bazë injorancën e skajshme, të cilën arroganca e padurueshme e shndërron dhe në qesharak.
Zhgarravina e tij e fundit mentale titullohet “Si janë përdorur fetë nga burrat kundër grave”(!!!), ku si gjithnjë preferon të shënjestrojë Islamin.
Mos mendoni se sjell ndonjë evidencë, ndonjë referencë, pra i referohet ndonjë autori, studimi a hulumumtimi? Jo, duke qenë bosh ai preferon të jetë bosh, pasi vetëm në boshllëk e gjen kuptimin ekzistencial me unin e tij të deformuar – vetën e parë njëjës të padurueshme, ku nis e mbarron çdo gjë me “unë”. Po kush je ti?!
Shih fjala vjen se ç’marrëzira shkruan:
“Librat e shenjtë thonë se gratë duhet të mbulohen dhe të ulin shikimin për të frenuar epshin e burrave kurse burrave nuk ju kërkohet ky frenim(oponenca: në fakt iu kërkohet, madje para grave).
Nëse të dyja gjinitë janë njëlloj të ekspozuara ndaj dëshirës së trupit atëherë siç mbulohen gratë duhet të ishin mbuluar dhe burrat që të mos ndjellin epshin e grave. (oponenca: Beni kur shkon në plazh me gruan, mban dhe ajo korse apo e shoqja e heq korsenë?!. Ndjesë ndaj bashkëshortes së tij që e morrëm si shembull, së cilës ndoshta mund t’i ketë gjetur dhe asaj belaja me burrin e vet nën delir uni).
Imagjinoni sikur kjo kërkesë fetare të ishte kthyer në zakon dhe burrat të ulnin sytë sa herë shikonin një grua, sa shumë dhunë, dhimbje dhe vrasje do ishin shmangur nga historia e njerëzimit e mbushur me aq shumë krime që burrat i kanë bërë grave. (oponenca: ku gjendet kjo dhunë e pretenduar, kur dhe sa viktima ka krijuar, ku janë evidencat e saj?).
Marrëzia më pas vazhdon dhe çdokush është i lirë të zgjedhë nëse do e lexojë në fyerje të inteligjencës së vetes apo do e injorojë në emër të respektit për veten. /tesheshi



