BMW e thotë “troç”: Nuk do të ulim çmimet e automjeteve elektrike

BMW nuk do të ulë çmimet e automjeteve elektrike për të fituar pjesën e tregut, por bën rregullime të çmimeve në tregje të caktuara kur është e nevojshme, thanë të premten shefi ekzekutiv dhe zyrtarët kryesorë financiarë të prodhuesit.

“Ne nuk kemi asnjë interes të ulim çmimet për të fituar pjesën e tregut. Kjo nuk është strategjia jonë. Dhe siç mund ta shihni, ne po arrijmë të rritemi ndjeshëm edhe me çmime shumë të pranueshme”, tha shefi ekzekutiv Oliver Zipse.

“Megjithatë, është e vërtetë që nuk mund t’i shpëtojmë kushteve të tregut dhe bëjmë rregullime çmimesh aty ku është e nevojshme”, shtoi ai, pa dhënë detaje.

Shumë prodhues të automjeteve janë në garë për të hyrë në treg të ri me lansimin e veturave elektrike, por çmimet e automjeteve elektrike mbeten kryesisht të larta, në krahasim me ato me djegie të brendshme.