Boksierët kosovarë fitojnë pesë medalje në Kampionatin Ballkanik

Një e artë, dy të argjendta dhe dy të bronzta është numri i medaljeve të fituara nga Kombëtarja e Kosovës në boks në Kampionatin Ballkanik “Antalia 2019”, që prej 10 dhjetorit e deri sot u mbajt në Antalia të Turqisë.

Medaljen e artë e fitoi Donjeta Sadiku, e cila sot në finale mposhti turken Sema Caliskan, në kategorinë -64 kilogramë. Kujtojmë se Caliskan këtë vit kishte fituar medaljen e bronztë në kampionat botëror, transmeton Klan Kosova.

Sot në finale u mposhtën Shpejtim Bajoku (-63 kilogramë) dhe Besart Pireva (-75 kilogramë), të cilët u stolisën me medaljen e argjendtë.

Të bronztën e fituan Patriot Behrami (-69 kilogramë) dhe Bashkim Bajoku (-52 kilogramë).

Kosova u paraqit me pesë boksierë dhe trajnerët Shefki Bogujevci dhe Besim Brahimi. Ndërsa drejtësinë e ndau edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.