Bora mbërrin në plazhin e Himarës

Himara e njohur si një nga destinacionet turistike më të frekuentuara të Shqipërisë gjatë verës dhuron pamje mbresëlënëse edhe gjatë stinës së dimrit. I preferuar për ujin e kristaltë dhe rërën fantastike, plazhi i Himarës është shndërruar në një peizazh mahnitës nga reshjet e borës.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro përmes një fotografie të publikuar sjell pamje të plazhit të Himarës të mbuluar nga bora.

Reshjet e borës që kanë përfshirë prej dy ditësh veriun dhe juglindjen e Shqipërinë prekën edhe jugun ku edhe Llogoraja, Dhërmiu dhe Himara u mbuluan nga bardhësi./ 21 Media