Borrell infektohet me COVID-19, anulon vizitën në Kinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Borrell përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shtoi se ndihet mirë dhe nuk ka simptoma.

Për shkak të infektimit me COVID-19, ai do të shtyjë vizitën që kishte planifikuar në Kinë.

“Unë kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19 dhe për këtë arsye, për fat të keq do të duhet të shtyj vizitën time në Kinë. Ndihem mirë dhe nuk kam simptoma”, shkroi Borrell në Twitter. /abc