Borussia Dortmund fiton si mysafir i Hoffenheim

Borussia Dortmund ka marr një fitore shumë të rëndësishme si mysafir i Hoffenhaim, duke triumfuar në fund me rezultat 3-2.

Ndeshja nisi më mirë për mysafirët që shënuan që në rastin e parë.

Ishte Erling Haaland që shënoi në minutën e 6-të të takimit me një goditje të saktë nga afër për 1-0.

Hoffenhaim filloi të prodhojë pas golit, duke renditur rastet para portës së Borussia Dortmund.

Goli i barazimit erdhi në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë, kur Andrej Kramaric shënoi për 1-1.

Por Borussia Dortmund në pjesën e dytë ishte më e mirë, duke kthyer epërsinë në minutën e 58-të, kur Donyell Malen asistoi te Marco Reus që shënoi për 2-1.

Në minutën e 66-të, Borussia qoi epërsinë në 3-1 me një autogol të David Raum (3-1).

Hoffenhaim u kthye në lojë në minutën e 77-të, me golin e shënuar nga Georginio Rutter që përfitoi nga asistimi i Munas Dabbur për 3-2.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Borussia Dortmund mori një fitore të rëndësishme që e mban në luftë për titull, pasi tani janë tre pikë pas Bayern Munich.